
Kampionati Evropian i Skermës U23 që u mbajt në Estoni mori vëmendje ndërkombëtare për një gjë.
Izraeli kishte arritur të fitonte medaljen e artë, duke mposhtur Zvicrën dhe si çdoherë në podium intonohej himni i fituesve (Izraelit).
Mirëpo sportistët zviceranë nuk menduan kështu dhe kthyen shpinën në shenjë proteste.
Ky akt shkaktoi reagime të shumta, ndërsa mediat zvicerane e cilësuan si një skandal, por edhe federata ka reaguar.
“Federata e Skermës e Zvicrës nuk ka mirëkuptim për ekipin e saj që ka abuzuar ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve për demonstrim politik,” thuhet në reagimin zyrtar të federatës.
Kjo solli reagimin edhe të ministrit të jashtëm të Izraelit, Gideon Sa’ar, ku kritikoi sportistët nga Zvicrra.
Turp për ekipin zviceran për sjelljen e tyre mosrespektuese”, ka shkruar ai në X. Ju nuk dini si të humbni dhe silleni në një mënyrë që është një siklet për ju dhe vendin që supozohet të përfaqësoni”, shtoi ai.