Skuadra e Shkupit do të sjell emra të rinj në Çair. Bardheblutë kanë paralajmëruar se gjatë periudhës përgatitore do të punojnë për të sjell përforcime të reja, për të kompletuar të gjitha repartet.

“Përveç talentëve të rinj, që skuadrës iu bashkuan nga Akademia, siç janë Ariton Mehmedi, Andi Ismaili dhe Anes Bajrami, por edhe përforcimi i vetëm deri më tani, Emir Yazici, skuadrës pritet ti bashkohen edhe disa emra të rinj, edhe atë para se skuadra të vazhdojë përgatitjet në Turqi. Kështu ekipi deri atëherë pritet të përforcohet në të gjitha repartet, përfshirë këtu, portën, mbrojtjen, mesfushën dhe sulmin”, thuhet në njoftimin e Shkupit.

