“Është pranë finalizimit”, presidenti i ri të merr klubin nga Olgun Aydin

Shkupi do të nis përgatitje dimërore, teksa ende disa çështje kanë mbetur të hapura, pa u definuar konkretisht. Bllokimi nga FIFA për borxhe në të kaluarën, teksa të njejtat ende nuk mund të shlyen, pasi presidenti i ri ende nuk e ka marrë në duar zyrtarisht klubin nga Çairi.

Nga Shkupi kanë njoftuar se gjithçka është pranë finalizimit, pasi kanë ngelur edhe disa detaje të vogla.

Gjithçka është pranë finalizimit. Kanë mbetur vetëm edhe disa detaje të vogla që klubi edhe zyrtarisht të kalojë në duart e Presidentit të ri, Yasin Konyali, i cili bashkë Drejtorin Gjeneral CEO, Aykut Turan dhe Drejtorin Sportiv, Nderim Nexhipi, tashmë i kanë idet e qarta se si klubi do të funksionojë tash e tutje”, thuhet në njoftimin e Shkupit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close