Shkupi fiton 4:2 kontrolluesen me Pobedën

Kampionët në fuqi të futbollit në Maqedoninë e Veriut kanë startuar me fitore ndeshjet kontrolluese në kuadër të përgatitjeve dimërore para sezonit pranveror në Ligën e Parë. Shkupi sot në Ohër mundi 4:2 Pobedën në testin e parë. Mladenovski, Hamidi, Margvelashvili dhe Timovski ishin autor të golave për FC Shkupin. 

Në një takim të hapur ku dy ekipet kërkonin të testojnë formën momentale, Pobeda avansoi 1:0, ndërsa Shkupi u përgjigj me dy gola për epërsi 2:1 pas pjesës së parë. Edhe fraksioni i dytë solli tre gola, dy në rrjetë të Pobedës, një në atë të Shkupit për rezultat final 4:2. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close