Përforcim i ri për Voska Sport, skuadrën pretenduese për inkuadrim në elitën e futbollit vendor. Mesfushori tetovar Besart Rexhepi është futbollist i ri i Voskës. Lajmin e ka konfirmuar vetë skuadra nga Ohri përmes një komunikate në rrjetet sociale, ku konfirmohet se palët tashmë zyrtarisht kanë firmosur kontratën e bashkëpunimit.

Në fakt, Rexhepi tashmë një kohë stërvitet me Voskën, por marrëveshja vjen në këtë mes të janarit. 22 vjeçari sezonin e shkuar ishte pjesë e Borecit, mirëpo do të lëndohej rëndë në një miqësore pikërisht kundër Voska Sportit para fillimit të gjysmëstinorit pranveror sezonin e shkuar dhe si pasojë një periudhë do të mbetej jashta terreneve sportive. Ndërkohë i përfundoi kontrata 3 vjeçare me Shkëndijën e Tetovë dhe ai si lojtar i lirë kishte zgjedhjen të vendos për të ardhmen. Voska i hapi derën duke e mbështetur futbollistin në fazën e rikuperimit, ndërsa tashmë kur lojtari është i gatshëm për lojë vjen edhe firma e bashkëpunimit.
I ritur te Shkëndija ku debtuoi edhe për ekipin e parë, në formë huazimi ka luajtur edhe për Gostivarin, Dritën e Bogovinës dhe së fjndki Borecin.


