Atdhe Mazari firmos kontratë 2 vjeçare me Rabotniçkin

Sulmesi anësorë Atdhe Mazari është futbollist i ri i Rabotniçkit. Strugani ka firmosur kontratë dy vjeçare dhe tashmë është bashkuar me ekipin e ri në seancat stërvitore duke u vënë në shërbim të trajnerit Milan Ilievski.

Mazari te Rabotniçki transferohet nga rradhët e Pobedës së Prilepit dhe pritet të jetë cilësi e shtuar në formacionin e romantikëve.

21 vjeçari në gjysmësezonin vjeshtor zhvilloi 16 paraqitje me Pobedën në elitën e futbollit vendor duke shënuar 4 gola ndërsa prodhoi edhe 3 asiste.

Mazari ka luajtur me moshat e reja të Shkëndijës, ndërsa vazhdoi me Struga Trim&Lum dhe Ohrid Lihindos, para se të shijonte promovimin e plotë te Pobeda pas çka vjen transferimi te Rabotniçki.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close