Shkupi-Ballkani, ja kur zhvillohen ndeshjet europiane mes dy skuadrave shqiptare

Nuk do të ketë kohë të lirë për skuadrat kampione të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, Shkupin e Ballkanin.

Pas udhëtimit të gjatë në Ishujt Faroe, skuadrën nga Suhareka e pret udhëtimi i shkurtër për në Shkup për ndeshjen e parë të fazës së plejofit të Ligës së Konferencës.

Ndeshja e parë Shkupi – Ballkani, luhet të enjten e ardhshme, më 18 gusht në “Todor Proeski”.

Ndërkohë ndeshja e kthimit është më 25 gusht në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Pra është e sigurt që një skuadër shqiptare do të jetë në fazën grupore të Ligës së Konferencës.

Prej skuadrave shqiptare në fazë grupore është paraqitur vetëm Skënderbeu, dy herë në Ligën e Evropës, ndërsa fare pranë ka qenë Shkëndija e Tetovës duke trokitur tre herë në derën e grupeve por duke u ndalur të tre herët në play-off të Europa League.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close