Sonte fillon La Liga, por pas 5 viteve tashmë pa Bardhin

Sezoni i ri 2022/23 në La Ligan spanjolle do të fillojë sonte (e premte).

Osasuna-Sevilla do të jetë sfida hapëse e sezonit të ri në elitën e futbollit spanjoll.
Ndërkohë, kampioni në fuqi, Real Madridi do ta zhvillojë ndeshjen e fundit të xhiros së parë, të dielën nga ora 22:00 në udhëtim ndaj ekipit të promovuar, Almerias.

Ndërkohë, Barcelonë të shtunën nga ora 21:00 do ta presë në “Camp Nou” Rayo Vallecanon.

Vlen të ceket se pas 5 viteve, në La Liga nuk do të shohim futbollisti shqiptar nga Shkupi, Enis Bardhin. Krahas rënies së Levantes nga La Liga, Enis Bardhi është duke kompletuar transferimin te kampionët e Turqisë, Trabzonspor.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close