E mërkura do të sjell ndeshjet e xhiros së 16-të në program të Ligës së Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut. E gjithë vëmendja e kësaj xhiroje do të jetë në Tetovë, aty ku do të takohen dy ekipet shqiptare Shkëndija dhe Shkupi.

Kapiteni i kuqezinjve Besart Ibraimi ka folur para mediave për duelin Shkëndija-Shkupi.
“Është derbi i madh shqiptar, për ne si futbollistë është kënaqësi të luajmë ndeshje si kjo. Më gëzon fakti se do të jenë dy tifo grupet bashkë dhe shpresoj të jemi shembull për të mirë. Në terren le të fiton më i miri. Luajmë në shtëpi, do të kemi edhe përkrahjen e publikut, si që themi për ne ‘lojtari i 12-të’. Besoj të jenë në numër sa më të madh, të na japin mbështetje dhe në fund ta fitojmë këtë ndeshje”, deklaroi Ibraimi.
Ndeshja midis Shkëndijës dhe FC Shkupit në program do të jetë nesër me fillim në ora 13:00 në stadiumin e qytetit të Tetovës.

