Demir Imeri: Spektakli i garantuar nesër si në fushë, ashtu edhe në tribuna

E mërkura do të sjell ndeshjet e xhiros së 16-të në program të Ligës së Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut. E gjithë vëmendja e kësaj xhiroje do të jetë në Tetovë, aty ku do të takohen dy ekipet shqiptare Shkëndija dhe Shkupi.

Futbollisti i FC Shkupit, Demir Imeri deklaroi se spektakli do të jetë i garantuar si në fushë, njejtë edhe në tribuna.

“I njoh shumë mirë të dyja ambientet, ashtu që mund lirisht të them se nesër në Tetovë do të takohen dy klubet më të mëdha në vend që pas vetes kanë dy tifozëri të mrrekullueshme. Koha për tu stërvitur enkas për këtë ndeshje, vërtetë ka qenë shumë e shkurtër, megjithatë neve jemi profesionist dhe në çdo ndeshje japim maksimumin. Premtojmë se ashtu do të jetë edhe nesër dhe mund të them se të gatshëm presim këtë ndeshje derbi. Vërtetë vendit tonë i mungojnë ndeshje të këtilla, ndaj dhe nesër të pranishmit në stadium do kenë mundësinë të shijojnë vërtetë një spektakël si në tribuna, ashtu edhe në fushën e blertë. Nëse rezultatet na mungojnë, kjo nuk do të thotë që na mungon kualiteti si skuadër. FC Shkupi është i lindur për ndeshje të mëdha, pasi një gjë të tillë e kemi dëshmuar edhe më parë, mirëpo edhe këtë edicion, ndaj besoj se spektakli nuk do të mungojë as në fushën e blertë, njëjtë sikurse edhe në tribuna. Mendoj se ndeshja e nesërme do të jetë një festë e vërtetë, ndërsa në fund le të fitojë më i miri”, deklaroi Imeri.

Ndeshja midis Shkëndijës dhe FC Shkupit në program do të jetë nesër me fillim në ora 13:00 në stadiumin e qytetit të Tetovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close