E mërkura do të sjell ndeshjet e xhiros së 16-të në program të Ligës së Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut. Kampionët në fuqi Struga Trim Lum në këtë xhiro do të ketë përballë Pelisterin.

Kapiteni u ekipit strugan Ard Kasami një ditë para këtij takimi u shpreh se mund t’ia dalë kundër Pelisterit, për të nisur sërish një rrugëtim të fitoreve të reja.
“Padyshim që nesër do të futemi në lojë për të marrë pikët e plota. Atmosfera në skuadër është shumë e mirë dhe besoj se kjo do të ndikojë shumë pozitivisht edhe në qasjen e skuadrës në fushën e blertë nesër ndaj Pelisterit. Duke ditur rëndësinë e ndeshjes dhe pikëve që na nevojiten, besoj se përgatitjet që kemi pasur hapësirë për ti bërë në këto dy ditë, do të na mjaftojnë, që neve në fund të takimit të dalim kokëlartë”, deklaroi Kasami.

