Sezoni 2025 i pilotit spanjoll të Aprilia, Jorge Martin, ka nisur mjaft keq, me një aksident të rëndë gjatë testeve të MotoGP, që skuadra po kryente sot në mëngjes në pistën e Sepang.

Pikërisht gjatë ditës së parë të testeve zyrtare të MotoGP në Sepang, kampioni në fuqi i botës ishte protagonist i një rënieje të keqe në kthesën 2.
Rrëzimi i shkaktoi dëmtime këmbës së majtë dhe dorës së djathtë. Impakti i rrëzimit nga motori ishte i fortë, pasi martin fluturoi në ajër para se të prekte sërish në tokë.
Nga impakti I fortë u dëmtua edhe pjesa mbrojtëse e kokores.
Spanjolli u dërgua me urgjencë fillimisht në qendrën mjekësore të Sepang, për kontrollet fillestare dhe më pas në spitalin aty pranë Nilai (6 km nga Sepang) për analiza të mëtejshme.

