E harroi kupën në kuzhinë, kjo është historia interesante e trajnerit Vincent Kompany

Momente të pazakonta gjatë festës së titullit të Bayern Munich, pasi trajneri Vincent Kompany harroi trofeun e Bundesliga në shtëpi.

Sipas raportimeve, trofeu i kampionit i ishte besuar Kompany-t gjatë natës pas festës private të lojtarëve, shkruan Indeksonline

Megjithatë, me të mbërritur në Marienplatz për ceremoninë zyrtare, trajneri belg kuptoi se kupa kishte mbetur në kuzhinën e shtëpisë së tij.

Image

Bashkëshortja e tij u nis menjëherë për ta rikthyer trofeun, por nuk arriti të hynte në ndërtesën e bashkisë për shkak të masave të sigurisë. Në fund, katër policë dhe një rojë sigurie dërguan kupën përmes hyrjes së pasme, përpara se ta dorëzonin te skuadra e Bayern Munichut./Indeksonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close