Sedlloski shpall listën për duelet ndaj Bosnjës dhe Turqisë

Përzgjedhësi i përfaqësueses A të Maqedonisë, Goce Sedlloski, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet miqësore kundër Bosnjë dhe Hercegovinës (29.05) në Sarajevë dhe Turqisë (01.06) në Stamboll.

Trajneri i ekipit përfaqësues do të ketë në dispozicion 27 futbollistë, ndërsa mes tyre janë edhe pesë lojtarë që për herë të parë marrin ftesë për të veshur fanellën e Maqedonisë: mbrojtësi i skuadrës rumune UTA Arad, Din Alomeroviq, mbrojtësi i djathtë i Vardarit, Jankullov, mesfushorët e Sileksit, Darko Angjelleski dhe Darko Dodev, si dhe Azer Omeragiq.

Për shkak të lëndimeve, përzgjedhësi Sedlloski nuk do të mund të llogarisë në Ljupçe Doriev, Luka Stankovski, Egzon Bejtullai, Mario Ilievski dhe Dimitar Mitrovski, ndërsa për shkak të angazhimeve me klubet e tyre, dy ndeshjet do t’i mungojnë edhe Tihomir Kostadinov dhe Andrej Stojçevski.

Portierë: Stole Dimitrievski (Valencia), Damjan Shishkovski (Borac Banja Luka), Davor Taleski (Vardar);

Mbrojtja: Gjoko Zajkov (Ajman), Visar Musliu (St. Truiden), Nikola Serafimov (Levski), Din Alomeroviq (UTA Arad), Ezgjan Alioski (Lugano), Jovan Manev (Novi Pazar), Imran Fetai (Shkëndija), Sebastian Herrera (Borac Banja Luka), Stefan Despotovski (OFK Beograd), Darko Velkovski (Vardar), Gjorgji Jankullov (Vardar);

Mesfusha: Elif Elmas (Napoli), Enis Bardhi (Konyaspor), Boban Nikollov (Vardar), Jani Atanasov (AEL Larisa), Agon Elezi (Sarajevo), Sefer Emini (Sonderjyske), Darko Angjelleski (Sileks), Darko Dodev (Sileks);

Sulmi: Bojan Miovski (Glasgow Rangers), Darko Çurlinov (Kocaelispor), Elmin Rastoder (Thun), Azer Omeragiq (Vardar), Milan Ristovski (Bohemians).

Grumbullimi i përfaqësueses së Maqedonisë është caktuar më 25 maj në hotelin “Hilton” në Shkup.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close