Mohamed Salah i është bashkuar yjeve të futbollit që kanë uruar me rastin e festës së Krishtlindjes.

Ylli egjiptian i futbollit edhe këtë vit ka festuar festën e besimit krishter.
Anësori i Liverpoolit ka publikuar një fotografi me familje, afër bredhit dhe duke lënë një përshkrim.
“Të gjithëve, gëzuar Krishtlindjet” – ka shkruar Salah në mbishkrimin e fotografisë.
Mohamed Salah njihet si besimtar i fesë myslimane dhe praktikues i fesë islame.
Ai edhe në të kaluarën ka uruar Krishtlindjet, për të cilat u kritikua jo pak në Egjipt, shteti nga ku ka edhe prejardhjen.

