Bota e futbollit i lejon protagonistët e saj të shijojnë çdo lloj luksi. Neymar e shfrytëzon maksimumin, ai shpenzon një sasi të madhe të të ardhurave të tij për makina të shtrenjta, bizhuteri të nivelit të lartë , madje edhe në lojëra poker, ose ruletë.

Futbollisti brazilian është i famshëm për dashurinë e tij ndaj orëve luksoze dhe ka një koleksion të vlefshëm në posedim të tij. Këtë herë ai mori një orë që kushton 1.5 milionë euro. Bëhet fjalë për një Richard Mille 68-01, numri i të cilit është pikturuar me dorë nga artisti Cyril Kongo, i njohur për mbishkrimet e tij.

Kjo orë e veçantë është një vepër e vërtetë arti për kyçin e dorës. Është një nga orët më ekskluzive në treg, pasi ka vetëm 30 kopje në mbarë botën. Secila prej të cilave ka dizajnin e vet unik.

