Lazio dhe Fiorentina duan juventinin Bonuccin e larguar nga Allegri

Qendërmbrojtësi Leonardo Bonucci nuk është në planet e Juventusit për sezonin e ri, me drejtorin e ri të futbollit Cristiano Giudoli dhe ndihmësin e tij Giovanni Mana, që e vizituan atë në Toskanë, ku ai është me pushime për t’i bërë një përditësim të vendimit të klubit.

Ish-kapiteni i “bardhezinjve” tani është në kërkim të stacionit të radhës në karrierën e tij dhe sipas “Calciomercato”, tashmë për të kanë shfaqur interes Lazio dhe Fiorentina.

Në rastin e Lazios, 36-vjeçari u rekomandua nga Maurizio Sarri, i cili beson se do ta “lidhë” atë në qendër të mbrojtjes me Romagnolin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close