Falë një shqiptari, Nikollov nga Bregallnica bashkohet me Eminin te Sønderjyske në Danimarkë 

Marrëveshja është arritur, mungon vetëm firma për të zyrtarizuar transferimin ndërkombëtarë të futbollistit maqedonas, Ivan Nikollov. Mesfushori 21 vjeçarë do të bëhet shok skuadre me Sefer Eminin te skuadra Sønderjyske në kategorinë e dytë të futbollit në Danimarkë. 

Me ndërmjetësimin e tetovarit me qëndrim në Kopenhagen, Mahi Hismani, marrëveshja është arritur, klubet kanë gjetur akordin për dëmshpërblimin, lojtari ka pranuar kushtet personale, ndërsa vetëm nënshkrimi mungon për zyrtarizimin e transferimit që pritet të mbyllet deri të hënën. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close