Adenis Shala i dha triumfin e parë Shkëndijës në garat europiane të kësaj vere, pasi fal golit të kosovarit, kuqezinjtë triumfuan ndaj Haverforduestit nga Uellsi në xhiron e parë të eliminatoreve në Ligën e Konferencës.

Shala ka folur për kanalin zyrtarë të Shkëndijës, duke thënë se e rëndësishme ishte fitorja dhe jo kush do të shënoj golin.
Adenis Shala:
“Ndjehem shumë i lumtur që sonte fituam, pasi më e rëndësishme ishte që ne ta fitojmë ndeshjen dhe jo kush do të shënojë gol. Për mua është njejtë sikur të bëj gol apo të asistoj, mendoj se është e njejta. Më rëndësi është që fituam edhe pse kishim shumë raste tjera që ta mbyllim ndeshjen më herët, por ky është futbolli dhe ne duhet të përgatitemi për takimin e kthimit, i cili na pret në Uells, që të japim maksimumin secili nga vetja, ku nuk dyshoj te ekipi dhe shpresoj të marrim një rezultat më të mirë se këtu”.
“Të them të drejtën së pari u ndjeva keq prej bashkëlojtarëve dhe trajnerit, pasi e pata një mundësi të mirë, mirëpo ky ëshë futbolli, ndonjëherë ke mundësi të mira për të shënuar dhe nuk shënon, përderisa nga një gjysmë rasti që kishim një aksion unë shënova. Por, e them sërish e rëndësishme ishte fitorja”.
“Si fëmijë gjithmonë kam ëndërruar që të luaj në stadiume të mëdha dhe të shënoj gol. I falenderoj të gjithë tifozët që ishin të pranishëm sonte në stadium, të cilët e brohëritën emrin tim. Që nga momenti i parë që kam ardhur në Tetovë jamë ndjerë si në shtëpi dhe i falenderoj të gjithë nga zemra”.

