NBA: Luka Donçiq me një tjetër rekord

Të martën në mbrëmje janë zhvilluar katër ndeshje në kuadër të “NBA”, duke u arritur këto rezultate:

Washington Wizards vs Detroit Pistons 120-99,
Oklahoma City Thunder vs Los Angeles Clippers 108-94,
Phoenix Suns vs Golden State Warriors 134-105 dhe
New Orleans Pelicans vs Dallas Mavericks 113-111.

Në këtë të fundit shkëlqeu Luka Donçiq, edhe pse ekipi i tij pësoi humbje.

Slloveni bëhet lojtari i parë i Dallas Mavericks që në tri ndeshjet e para të sezonit realizon plus 30-të pikë.

Donçiq krahas 37-të pikëve të shënuara kundër Pelicans, kontribuoi edhe me 11-të kërcime dhe 7-të asistime.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close