Shqipëria sot përballë Arabinë Saudite, ja formacioni i mundshëm i kuqezinjve

Si kundër është raportuar më herët, trajneri i kuqezinjve të Kombëtares, Edy Reja ka grumbulluar për këtë test miqësor shumë lojtarë nga Abissnet Superiorja, teksa së fundmi është zbuluar edhe formacioni me të cilin italiani pritet të nisë ndeshjen.

Nga stërvitja e fundit e zhvilluar në Abu Dhabi, kuqezinjtë janë të rreshtuar me skemën e zakonshme 3-5-2. Në portë është vendosur i riu kuksian Elhan Kastrati, që aktivizohet me
Cittadellan në Itali, para tij është pozicionuar treshja në qendër është e përbërë nga Erdenis Gurishta i Vllaznisë, Eneo Bitri i Partizanit dhe Rudolf Turkaj i Laçit. Në krah pritet të aktivizohen Albion Marku i Vllaznisë dhe Andi Hadroj i Partizanit.

Ndërkohë, në qendër të mesfushës llogariten Arbnor Muçolli i Vejle, Ardit Deliu i Tiranës dhe Esat Mala i Vllaznisë. Ndërkaq, dyshja e sulmit pritet t’i besohet eksperiencës së Sokol Cikalleshit, që tani luan për skuadrën saudite të Al-Khaleej dhe shpejtësisë së Redon Xhixhës së Tiranës.

Kujtojmë se kjo sfidë, me kërkesë të palët saudite nuk do të mund të transmetohet për shkak të vendimit të marrë nga ana e organizatorëve, të cilët përfitojnë edhe nga fakti se bëhet fjalë për një sfidë jashtë datave zyrtare të FIFA-s. Javën e kaluar, në kuadër të përgatitjeve për Kupën e Botës “Katar 2022”, Arabia Saudite zhvilloi një ndeshje miqësore me Maqedoninë e Veriut, të cilën e fitoi me rezultatin 1-0.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close