NBA, Atlanta prish serinë pozitive të Nju Jork Niksit

Mori fund seria prej 4 fitoreve radhazi e Nju Jork Niksit dhe kjo ndodhi në transfertën ndaj Atlantës, me këta të fundit që triumfuan pas dy kohëve shtesë me rezultatin 140:135.

Në “Stejt Farm Arena” të Atlantës ishin miqtë ata që e nisën më mirë sfidën dhe arritën të krijojnë një avantazh të konsiderueshëm, mirëpo dy periodat e radhës folën për “”Haks” të cilët pëmbysën gjithçka, duke çuar epërsinë në 11 pikë.

Megjithatë Nju Jork Niksi reagoi në mënyrë perfekte në pjesën e fundit dhe arriti të rikthejë baraspeshën, ndërsa më pas u desh të luhej dy herë koha shtesë, për të përcaktuar fituesin, me Atlantën që në fund triumfoi me 5 pikë epërsi. Basketbollisti 21 vjeçar i Atlantës Trei Jang ishte protagonist në këtë përballje duke shënuar 48 pikë në total, ndërsa për Nju Jork Niksin Randle realizoi 38 pikë.

Në ndeshjet tjera Hjustoni u mposht nga Juta me rezultatin e ngushtë 114:113, ndërsa  Filadelfia mundi Çikagon me shifrat 118:111.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close