Gjokoviq rikthehet në kreun e ATP-së

Novak Gjokoviq është rikthyer në krye të rang-listës ATP.

Tenisti serb pasi fitoi gren-slemin e parë të vitit “Australian Open” në Melburn, është ngjitur sërish në vendin e parë të listës së më të mirëve të tenisit botëror me 9720 pikë, 325 për më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Rafael Nadal.

Gjokoviq këtë sezon ka rastin të shkruaj historinë që ta arrijë rekordin e Roxher Federerit në krye të listës ATP. Zvicerani mban rekordin që ka qëndruar plot 310 javë si i pari i ATP-së. Ndërkohë në kategorinë e femrave, Eshli Barti vazhdon të jetë e para me 8367 pikë, duke lënë pas vetes Simona Halepin dhe Karolina Pliskova./Sportmania.al

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close