Tetovari Lirim Mema firmos me Dritën e Gjilanit

Lirim Mema nga Tetova do të luaj në Superligën e Kosovës.

Futbollisti tetovar, Lirim Mema është transferuar te Drita e Gjilanit. Mbrojtësi i përfaqësueses U21 të Kosovës ka firmosur me skuadrën nga Gjilani deri në vitin 2022.

22 vjeçari në gjysmën e parë të sezonit luajti me Flamurtarin në Superligën e Shqipërisë. Ai gjatë karrierës së tij është aktivizuar edhe në Gjermani me Eintracht Braunschëeing. /Sportmania.al

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close