“France Football” javën e ardhshme do të ndajë çmimin “Topi i Artë” për futbollistin më të mirë për vitin 2024.

E përditshmja spanjolle “AS” një javë para ndarjes së çmimit njoftoi se fitues i këtij çmimi prestigjioz do të jetë sulmuesi i Real Madridit, Vinisius Xhunior. Përveç Vinisius, i cili fitoi Ligën e Kampoiomnëve dhe Primera Division sezonin e kaluar me Realin, Kilian Mbape, Xhude Belingam dhe Rodri ishin në listën e ngushtë.
Vinisius do të jetë braziliani i parë që fiton “Topin e Artë” që nga Kaka në 2007. Vini do të jetë fituesi i katërt i “Topit të Artë” nga Real Madrid në shtatë vitet e fundit, pas Kristiano Ronaldos, Luka Modriçit dhe Karim Benzema. Vitin e kaluar, çmimi iu dha Lionel Mesit.
Sezonin e kaluar Vinicius shënoi 24 gola me 11 asistime për Real Madridin në të gjitha garat.

