Pogba largohet nga Torino në drejtim të Francës ose Arabisë Saudite

Poll Pogba do të largohet nga Juventusi gjatë afatit kalimtar të janarit si agjent i lirë, pasi pritet të ndërpresë me marrëveshje kontratën e tij. Mesfushori i Juventusit, Poll Pogba, mori një shtysë të madhe në karrierën e tij kohët e fundit kur ndalimi i tij për doping u reduktua ndjeshëm. Ai tani mund të fillojë të luajë ndeshje futbolli konkurruese nga marsi 2025 dhe të stërvitet me çdo ekip nga janari.

Gjiganti francez Olimpik Marsej po këmbëngul për transferimin e tij, megjithatë për Pogban ka dalë në skenë një tjetër destinacion. 31-vjeçari karrierën mund ta vazhdoj në Arabinë Saudite, ku Al-Nassr i Kristiano Ronaldos ka shprehur interesim për afrimin e francezit.

Mediat franceze kanë raportuar se rol të madh për këtë po luan Kristiano Ronaldo, pasi e njeh mirë Poll Pogban dhe aftësitë e francezit. Gjatë javëve të ardhshme pritet të ketë bisedime intensive mes drejtuesve të klubit arab dhe Pogbas, i cili do të jetë lojtar i lirë për të nënshkruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close