KB Shkupi dhe Toni Simiq ndajnë rrugët, me marrëveshje reciproke

Pas vetëm tre xhirove të luajtura në sezonin e ri në kampionatin e basketbollit të Maqedonisë ndodhi ndërrimi i pare i trajnerëve, pasi që Toni Simiq dhe KB Skupi kanë  ndërprerë bashkëpunimin në mënyrën reciproke.

Klubi nga Çairi është pa fitore në tri ndeshjet e para përball MZT Skopjes, Rabotniçkit dhe Çair 2030. Simiq u bë trajner I KB Shkupi gjatë vitit të kaluar dhe me një ekip të ri dhe të talentuar arriti ta rikthejë skuadrën në garën elitare, ku për herë të fundit luajti në vitin 2019.

Dëshiroj të informoj publikun dhe të gjithë adhuruesit e basketbollit se po tërhiqem nga pozita e trajnerit në KB Shkupi, në interes të lojtarëve dhe vetë klubit. I uroj të gjithëve suksese në punën e tyre të ardhshme dhe dua t’i falënderoj të gjithë në klub. Vendimi është i imi dhe e theksoj edhe njëherë se është e gjitha për të mirën e klubit”, ka bërë të ditur Simiq pas ndërprerjes së bashkëpunimit.

Për momentin nuk dihet se kush do të jetë zëvendësuesi në postin e trajnerit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close