Maqedonia sonte ndaj Çekisë në finale, Memedi gati për një “Show” tjetër

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut për meshkuj në basketboll deri në 20 vjeç sonte do të luajë ndaj Çekisë në finalen e Kampionatit Europian në kuadër të “Divizionit B” që po mbahet në Shkup. Përfaqësuesja e vendit arriti në finale, pasi mundi Ukrainën me rezultat 66:53. Maqedonia i falet yllit shqiptar, Rezart Memedi që shkëqeu në gjysmëfinale, duke realizuar plot 24 pikë, ndërsa edhe sonte pritet të jep më të mirën nga vetja. Me kualifikimin në finale, të rinjtë e Maqedonisë së Veriut kanë siguruar “Divizionin A” ku nga viti i ardhshëm do të jenë pjesë e saj. Përballja finale Maqedoni – Çeki do të luhet sonte, duke nisur nga ora 21:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close