Lukaku telefonon natën, Ausilio nuk e lë të flasë: Inter e mbyll raportet me belgun

Kur çështja shpërtheu mbrëmjen e djeshme, Romelu Lukaku u bë i gjallë, pasi u ishte shmangur për ditë me radhë drejtuesve të Inter. Madje, një detaj jo i parëndësishëm, edhe ndaj shokëve të skuadrës, që ishin përpjekur të flisnin me të, për të kuptuar se çfarë po ndodhte. Një heshtje e pakuptueshme e sulmuesit, kur dukej se gjithçka po shkonte mirë me Chelsea.

Gjatë natës, sulmuesi belg telefonoi Piero Ausilio. Një tentativë e sulmuesit për të sqaruar pozicionin dhe mendimet e tij. Me sa mësohet, drejtori i Inter nuk i ka lënë kohë ‘Big Rom’ për të shpjeguar se çfarë po i kalonte në mendje. Shumë i madh mosaprovimi, zemërimi, zhgënjimi njerëzor për atë që klubi zikaltër kishte zbuluar.

Sepse nëse menaxheri Ledure ka flirtuar fillimisht me Milan dhe më pas me Juventus, sigurisht që nuk e ka bërë pa dijeninë e Lukaku. Vetë lojtari e ka dhënë mandatin që të ndodhë e gjitha kjo. E pikërisht, ndërsa betohej për dashuri për ngjyrat zikaltër.

Në lojë, nuk është një cështje thjesht tekniko-sportive. Në lojë janë vlera të tilla si besnikëria, besimi, drejtësia. E të gjitha këto Piero Ausilio ia përsëriti belgut Romelu Lukaku me tone të forta, të vendosura, të nxehta, pa i lënë mundësinë belgut të përgjigjet. 

Për momentin është e pamundur të thuhet se çfarë do të ndodhë. Në merkato është parë gjithçka, por në këtë pikë është Inter që është distancuar. E është Lukaku ai që duhet, nëse dëshiron, të rifitojë besimin dhe respektin që është kompromentuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close