Formati i ri I Ligës së Kampionëve mbylli fazën e saj të ligës, me shumë surpriza që u rezervuan deri në momentin e fundit të kësaj faze. Tetëshja e skuadrave të kualifikuara direkt ishin: Liverpulli, Barcelona, Arsenal, Interi, Atl. Madrid, Bajer Leverkuzeni, Lille dhe Aston Villa.

Nga ana tjetër, shumë ekipe të mëdha si: Bajern, Real, Milan, PSZH, Man. Siti do të ndeshen në fazën play-off.
Në bazë të formatit të ri, shorti i 31 janarit rezervon spektakël në këtë fazë, me skuadra të mëdha që do të ndeshen me njëra-tjetrën.
Një nga Reali ose Bajerni do të ndeshet kundër Man. Sitit, ndërsa tjetrës do t’i buzëqeshë fati dhe do të ketë përballë Seltikut.
Një tjetër sfidë që mund të ndodhë është Juventus-Milan. Nëse goglat tregohen te “mëshirshme”, atëherë “kuqezinjtë” do të luajnë kundër Fejnordit, ndërsa bardhezinjtë kundër PSV Aindhovenit. Sa i përket PSZH, kampionët e Francës mund të kenë një derbi me Monakon ose me Brestin.
PËRBALLJET:
Atalanta/Dortmund – Sporting/Club Brugge
Real M./ Bayern M. – Celtic/ Man. City
Milan/PSV – Feyenoord/Juventus
PSG/Benfica – Monaco/Brest

