Artan Iljazi zyrtarisht te Ballkani!

Pas një periudhe stërvitjeje me kampionët e Kosovës, portieri dhe ish-kapiteni i Shkupit, Artan Iljazi, është zyrtarizuar sot si futbollist i ri i FC Ballkanit.

Gardiani nga Kumanova ka përvojë të madhe në elitën e futbollit maqedonas, ku më herët ka mbrojtur ngjyrat e Shkupit dhe Shkëndijës. Tashmë, ai do të jetë pjesë e skuadrës së Orges Shehit, duke sjellë eksperiencën e tij për objektivat e klubit suharekas.

Ballkani i ka uruar mirëseardhje Iljazit, duke e cilësuar si një përforcim të rëndësishëm për fazën e dytë të sezonit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close