Bajer Leverkuzen mposhti 2:0 ekipin e Sparta Pragës në ndeshjen e vlefshme për raundin e fundit të fazës tabelore në Ligën e Kampionëve. Në këtë përballje luajtën tre shqiptarë dhe pas përfundimit të ndeshjes ata u takuan në dhomat e zhveshjes.

Bëhet fjalë për Granit Xhakën, Ermal Krasniqin dhe Qazim Laçin. Dyshja e klubit çek morën nga një fanellë të Xhakës, kurse ky i fundit mori fanellën e Krasniqit dhe Laçit.
Kujtojmë që Leverkuzeni siguroi kualifikimin tutje, kurse Sparta Praga u eliminua nga garat e mëtutjeshme të Ligës së Kampionëve./Indeksonline/

