Man. Junajted merr një nga trajnerët më të mirë në botë për … problemet fizike të futbollistëve

“The Times” ka zbuluar së fundmi se Herri Marra, një trajner legjendar atletik i Lojërave Olimpike, 78-vjeç, i është bashkuar klubit të Mançester Junajtedit si konsulent, i ngarkuar për të përmirësuar gjendjen fizike të Junajtidit.

Marra, i cili udhëhoqi dekatletin amerikan Eshton Itën drejt dy titujve olimpikë në 2012 dhe 2016, u emërua trajneri më i mirë i atletikës në botë në vitin 2016, ndërsa ka punuar edhe me disa atletë të tjerë elitarë të shumë formateve.

Ai ka qenë i përfshirë në mënyrë të ngjashme në ekipin e bejsbollit, San Fransisko Xhaiants, ku shërbeu si konsulent i tyre i shpejtësisë dhe fitnesit.

Marra, tani po punon me stafin e shkencave të fitnesit dhe sportit të Mançester Junajtid, ndërsa detyra e tij është të ndajë ekspertizën.

Amerikani pritet të qëndrojë në klub vetëm për disa javë, por mundësia për të marrë dijet e një figure kaq legjendare në atletikë thuhet se ka shkaktuar emocione në “Old Trafford”. Ardhja e Marrës vijon modelin që po ndjek Mançester Junajtid për sjelljen e figurave shumë të respektuara nga një sërë fushash dhe sportesh, me qëllim për të ndarë njohuritë dhe për të ndihmuar në zhvillimin e stafit në klub.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close