Ylli i Barcelonës, Lamine Jamal është tashmë një yll në moshën vetëm 17-vjeçare, pasi ka fituar “Euro 2024” dhe është bërë ndoshta lojtari më i talentuar në një nga gjigantët e Spanjës tashmë. Kjo ishte e dukshme kur ai u largua në kohën shesë kundër Atalantës të mërkurën mbrëma, me rezultatin 2-2.

Blaugranët po kërkonin fitoren në ndeshjen e tyre të fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, duke e ditur se do t’u siguronte vendin e parë përpara Liverpoolit.
Megjithatë, në kohën shtesë, Hansi Flick vendosi të inkuadrojë Pau Viktor në vend të yllit të tij, Jamal. Adoleshenti, duke ecur përgjatë vijës anësore, nuk dukej i lumtur për këtë dhe pas ndeshjes, ai e sqaroi incidentin.
“Të gjithë duam të luajmë. Natyrisht, unë dua të luaj sa më shumë minuta që të mundem, por edhe shokët e mi të skuadrës që janë në stol. [Flick më tha] të isha i qetë, se ishte një lojë e mirë dhe tani të fokusohesha në La Liga”, ka thënë Jamal për “Cadena SER”.
Menaxheri i tij u pyet gjithashtu për shprehjen e pakënaqësisë nga Lamine Yamal në fund të lojës.
“Ai është i zhgënjyer, por në fund doja të ndryshoja diçka dhe do të thosha se në pak minuta mund të kishim fituar, por ishte 2-2 dhe unë jam gjithashtu i lumtur”, deklaroi Flik.

