Lukaku, dëmtimi më i rëndë seç pritej, Interi del me një komunikatë

Shpresat për të parë Romelu Lukakun në derbin e Milanos janë zbehur zyrtarisht. Me një deklaratë për shtyp, Inter publikoi rezultatin e testeve instrumentale që i ishte nënshtruar belgu. Big Rom ka një lodhje muskulore në kofshën e majtë.

Ky dëmtim e detyron sulmuesin zikaltër që të humbasë derbin ndaj Milanit, të planifikuar për të shtunën më 3 shtator dhe debutimin e sezonit në Champions League kundër Bayern Munich që do të luhet më 7 shtator. Përveç këtyre datave, Lukaku ka gjasa të mungojë edhe ndaj Torinos më 11 shtator, ndërsa është në dyshim në takimet me Plzen dhe Udinesen.

Testet e kryera në Humanitas treguan një dëmtim më të gjatë se sa pritej. Lukaku do të rikthehet, sipas të gjitha gjasave, menjëherë pas pushimit të kombëtareve (në fundjavën e 24 dhe 25 shtatorit).

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close