Çka ndodh me Shkëndijën, a humb hapin për titull që në fillim të sezonit

Shkëndijë anemike të dielën në Strumicë kundër Struga Trim&Lum. Humbje 0:2 në një duel ku u dominuan në tërrësi, ndërsa fakti që portieri Zahov ishte lojtari më i mirë i kuqezinjëve, flet qartë për shfaqjen e tetovarëve.

Një Shkëndijë që me shumë autoritet u paraqit në Europë, ekipi i vetëm nga vendi që solli pikë pozitive nga paraqitjet europiane dhe një skuadër që mundi me klas kundërshtarë nga Armenia e Letonia dhe që u eliminua nga Conference League pa u mundur, sepse fati sportiv dhe penaltitë nxorën kuqezinjtë jashta Europës

Mirëpo sezoni ri ku pritej atak për rikthim të titullit në Tetovë, e sheh Shkëndijën 5 pikë larg kreut pas vetëm 4 xhirove. Nga 12 pikë të mundshme, tetovarët kanë marrë 7 pikë me ecuri 2 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje. Pesë pikë të lëshuara nga katër ndeshjet e para penalizojnë ambiciet e Shkëndijës edhe pse realisht akoma është shumë herët të flitet për titull. Është vetëm fillimi, por derisa Shkëndija gabon, Struga mban efekt 100% fitore dhe renditet e para, me Shkupin që ka fituar 2 nga 2 ndeshje të luajtura dhe 2 ndeshje ka të luajë sepse i kishte shtyrë shkaku i pjesëmarrjes në play off të Conference League.

Shfaqja e të dielës është brengosëse edhe për publikun, tifozeria e pakënaqur kërkon ekip dinjitoz sepse mënyra si performoi skuadra nuk jep shpresë se titulli do kthehet në Tetovë!

Cili do të jetë shkaku i asaj pamje anemike nuk dihet, lodhja apo rënia psiqike nga ndeshjet Europiane, ndonjë pakënaqësi eventuale brenda grupit, apo ndoshta ky ekip ka prekur limitet e veta?!

Ajo që dihet sigurtë është se Shkëndija duhet të reflektojë! Ajo që iku nuk kthehet, por ndeshjet e rradhës afrojnë dhe skuadra duhet të kapë rritmin në atë që pason. Të mërkurën kuqezinjtë janë mysafirë të Tikveshit në Kavadar në duelin e xhiros së pestë. Aty do marrim përgjigjen nëse Shkëndija do jetë e denjë të reagojë dhe të kthehet në rrugën e suksesit pas ”shuplakës” të ditës së dielë që morën nga Struga!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close