Largohet nga Shkupi, transferohet në Superligën e Turqisë

Mbrojtësi Faustin Senghor nuk do të jetë më pjesë e FC Shkupit. Ai sot zhvilloi ndeshjen e fundit me fanellën e Shkupit ndaj Skopjes, të cilën ndeshje kampionët në fuqi e fituan me rezultat 2:0. Njoftimin për largimin e Faustinit e ka bërë vet Shkupi përmes faqes zyrtare dhe njëkohësisht e ka falenderuar për kontributin e dhënë, duke i uruar suksese në sfidat e radhës. Faustin nga Shkupi do të transferohet në Superligën e Turqisë, aty ku do të luajë me skuadrën, Giresunspor. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close