KV Shkëndija Tetovë nuk ndalet, fiton Vesna Probishtip

Klubi i Volejbollit Shkëndija nga Tetova ka regjistruar fitoren e 7-të sezonale, pasi sonte mundi ekipin e Vesna Probishtip me rezultat maksimal 3:0 në sete. Kuqezinjtë e Durim Lumës vendosën dominim që në start dhe pas rezultatit 25:20 avansuan 1:0. Në setin e dytë kundërshtari ishte më kërkues, mirëpo ekipi tetovar fitoi me shifrat 25:23. Seti i tretë nuk kishte shumë histori, me të përzgjedhurit e Durim Lumës të cilët fituan lehtësisht me shifrat 25:14 dhe gjithë takimin me rezultatin e përgjithshëm 3:0. Pas këtij triumfi Klubi i Volejbollit Shkëndija ngjitet në pozitën e dytë me 20 pikë të tubuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close