Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi mungon edhe në ndeshjen e ardhshme për Majorka-n.

Skuadra spanjolle ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjen e ardhshme ndaj Valadolidit në La Liga.
Në këtë listë mungon edhe emri i Vedat Muriqit, i cili është i lënduar që disa ditë.
Nesër skuadra e Majorka-s luan si mysafire ndaj Valadolidit në orën 21:00.

