Pasi që fusha në stadiumin në Kavadar është pezulluar, për shkak të incidentit të së dielës në ndeshjen me Vardarin, skuadra e Tikveshit ka kërkuar fushë alternative dhe vendimi ka rënë te stadium në Kërçovë. Skuadra e Kavadarit, në kuadër të xhiros së 8-të do të përballet me Sileksin.

Kjo do të thotë se pas një kohe të gjatë, kërçovcarët do të mund të ndjekin një ndeshje të Ligës së parë në qytetin e tyre, e cila luhet në orën 14:00, të ditës së dielë.
Në terminin e njëjtë, poashtu gjatë ditës së diel, Shkëndija në Tetovë përballet me Vardarin, Struga Trim Lum mirëpret Gostivarin, Besa takohet me Voska Sportin, Rabotniçki sfidon FC Shkupin, ndërsa Brera Strumicë takohet me Pelisterin.

