Goli i Robert Levandovskit, përveçse që solli fitore dhe tri pikë të tjera të çmuara, ishte i 6500-ti i skuadrës katalanase në La Liga, kompeticion që nisi sezonin 1928-1929. Gjatë gjithë historisë, ato të njohur si “gola jubilarë” janë nënshkruar nga shënues të shquar.

Nga autori i golit të parë, Manuel Parera, te ai numër 500, realizuar nga legjendari Zhosep Eskola, profesori i futbollit, duke kaluar nga Markos Aurellio, Estanislau Basora, Pedro Zaballa, Hugo Sotil dhe Enrike Kuini. Në listë shfaqen edhe mite të tjera, që lanë gjurmë për Barçën, si Hoze Mari Bakero, autor i golit të 3.500-të. Lojtarë të tjerë që përbëjnë këtë listë legjendash janë: Guillermo Amor, Patrik Klajvert dhe Cesc Fabregas. Dhe, sigurisht, është edhe argjentinasi Leo Messi, i vetmi që shfaqet dy herë në këtë listë, sepse ka shënuar golat e 5.000-të dhe 6.000-të të Barçës.
Skuadra blaugrana ka luajtur gjithsej 3.305 ndeshje në La Liga (përfshirë të fundit ndaj Getafe) dhe ka shënuar 6.500 gola, me një mesatare prej 1.96 gola/ndeshje. Ky bilanc ndahet në 1766 fitore, 613 barazime dhe 656 humbje, ndërsa golat e pësuar që nga fillimi i La Liga-s shkon në 3.362 (mesatarisht 1.10 për ndeshje).
Polaku Levandovski në sezonin e ri me 7 gola në 7 ndeshje, është golashënuesi më i mirë i skuadrës katalanase dhe i La Liga-s.

