Gjatë fundjavës aktuale (26.06-30.06.2024) në Poreç të Kroacisë është duke u zhvilluar Liga Botërore për të rinjë në karate “1 Youth League” (e njohur si Kupa e Botës për të rinjë) ku marrin pjesë 3639 karateistë me 3714 paraqitja, garues këto nga mbi 50 shtete të ndryshme botërore.



Vendi jonë përfaqësohet edhe me Klubin e Karatesë Fati Tetovë, të cilët të shtunën u prezantuan me Isa Elmazin në kategorinë -63 kilogramë, i cili në luftën e parë u ndesh me ukrainasin, Omelchenko.
“Është një garë jashtëzakonisht me konkurencë të fuqishme ku marrin pjesë garues me prespektivë të madhe. Talenti jonë në paraqitjet e kaluara në Venecia të Italisë fitoi vendin e dytë dhe në Dubai humbi në rrethin e katërt në një parqitje dinjitoze. Me shpresë të madhe që tani të na gëzojë me paraqitje pozitive edhe në Poreç të Kroacisë. Dua të potencoj ae ne si klub këto gara i ndjekim dhe marrim pjesë vite me rradhë, duke pasur suksese të shënuara me grues si Vjollca Gafuri, Driton Halimi, Doan Osmani, Berat Jakupi e grues tjerë”, u shpreh për Sportmania trajneri i KK Fati, Arlind Huseini.
Vlen të ceket se kjo garë është edhe paraqitja e fundit para Kampionatit shtetëror për kadetë, juniorë dhe U21, i cili do të zhvillohet më 1 shtator të këtij viti. Aty do të zgjidhen edhe më të mirët që do të përfaqësojnë vendin në Kampionatin Botëror të karatesë për të rrinjë që do të zhvillohet në Venecia të Italisë.

