Kampionët humbin në Shtip, Shkëndija e nisi me barazim në Tetovë, Struga fiton në Strumicë

Kampionët në fuqi, Shkupi është mundur në Shtip nga Bregallnica me rezultatin 2:0. Ushtruesi i detyrës së trajnerit, Gokhan Bozkaja ka debutuar me humbje në kampionat, ndërsa Shkupi e mbylli edhe ndeshjen me një lojtar më pak në fushë, pas atij kartoni të kuq të Adetunxhit. Ndërkohë Struga ka marrë fitoren e gjashtë në këtë sezon në po aq ndeshje, pasi në Strumicë mundi edhe Akademia Pandevin me rezultat 0:3. Shkëndija u rikthye të luajë në Tetovë, ndërsa nuk shkoi më shumë se një barazim 1:1 me Makedonija Gjorçe Petrovin. Në dy ndeshjet tjera, Skopje fitoi Pobedën me shifra minimale 1;0, përderisa Tikveshi u mund nga Sileksi me rezultat 3:2. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close