Kampionët në fuqi, Shkupi pas barazimit me Pobedën, në xhiron e fundit humbin edhe nga Bregallnica. Për barazimin me skuadrën nga Prilepi dhe të paksa të revoltuar me eliminimin në plej of të Ligës së Konferencës, u bënë ndryshime në pankinë, me Goce Sedlloskin që u largua nga Çairi. Por, si duket, problemi ende vazhdon të mbetet brenda “bardhebluve”, pasi Shkupi u mposht edhe nga Bregallnica.

Në këtë xhiro, skuadra kampione e vendit u udhëheq nga Gokhan Bozkaja, i emëruar një ditë pas largimit të Goce Sedlloskit. Por, tekniku turk debutoi me humbje te Shkupi, duke ia shkaktuar edhe disfatë e parë të sezonit skuadrës së Çairit.
Diçka nuk po shkon si duhet te Shkupi, tifozët vazhdojnë të mbeten të revoltuar, “Shvercerat” bojkotojnë ndeshjet e ekipit të tyre të zemrës, por si do të rregullohet çështja, mbetet të shihet në vijim.
Kujtojmë se Gokhan Bozkaja është emëruar në postin e trajnerit përkohësisht, derisa drejtuesit të emërojnë një emër të ri.

