Kampionët në fuqi, Shkupi pasditen e sotme do të luajnë në Shtip kundër Bregallnicës në ndeshjen e vlefshme për xhiron e gjashtë në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Bardheblutë në këtë ndeshjen vijnë me ndryshime në pankinë, pasi në mesjavë Goce Sedlloski u largua nga Çairi, ndërsa debutimin në pankinën e Shkupit si ushtrues detyre i trajnerit do ta ketë Gokhan Bozkaja. Me këtë të fundit në pankin, kampionët do të kërkojnë tri pikët e para në qytetin e Shtipit. Ndeshja Bregallnica – Shkupi do të nis nga ora 16:00.


