Gjashtë vite nga vdekja e legjendës Fadil Vokrri

Sot janë bërë gjashtë vite pa legjendën e futbollit kosovarë, Fadil Vokrri. Ish-sulmuesi i famshëm kishte ndërruar jetë pas një ataku kardiak më 9 qershor të vitit 2018.

Vokrri në atë kohë ishte kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës, derisa ishte njeriu më meritor për pranimin e FFK-së me të drejta të plota në UEFA dhe FIFA. Kryetari aktual i FFK-së, Agim Ademi nëpërmjet një postimi ka kujtuar jetën dhe veprën e Vokrrit në gjashtë vjetorin e vdekjes së tij.

Ademi ishte krahu i djathtë i Vokrrit për shumë vite, duke mbajtur pozitën e nënkryetarit në FFK.

“Fadil Vokrri ishte simbol uniteti për futbollin, derisa trashëgimia që la pas është një thesar i paçmuar. Teksa nderojmë Legjendën tonë, ne i jemi mirënjohës për gjithçka që bëri për futbollin në Kosovë. Të frymëzuar nga trashëgimia e tij do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për një të ardhme të ndritur për brezat e rinj, me besim të plotë se vendi ynë do të japë edhe shumë talente si ai”, ka shkruar mes tjerash Agim Ademi. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close