Skuadra e futsallit Forca ka deklasuar me rezultat 8:2 ekipin Titograd në ndeshjen e fundit të grupit para eliminator dhe vendimtare për vendin e parë.

Në ndeshjen e luajtur në “Jane Sandanski” të Shkupit, ekipi nga Kumanova dominoi plotësisht mbi parket dhe arriti që të shënoj plot 8 gola në rrjetën kundërshtare për të vulosur vendin e parë dhe kalimin tutje.
Golat për Forcën i shënuan, Ismaili (3 gola), Dandan (2 gola), Petroviq, Beri dhe një autogol nga Deliq.

