FBM dënon KB “Çair 2030” me 3 ndeshje pa prezencë të publikut

Komisioneri i garave në Federatën e Basketbollit të Maqedonisë së Veriut, Aleksandar Milojeviç, ka bërë të ditur dënimet për pjesëmarrësit në incidentin e ndeshjes së fundit miqësore ndërmjet skuadrave “TFT” dhe “Çair 2030”, e cila u ndërpre për shkak të përleshjes fizike mes spektatorëve në tribunë dhe basketbollistëve vendase.

Skuadra nga Çairi u dënua me tri ndeshje, në sezonin të ri në Ligën e Parë pa prezencë të publikut dhe dënim në të holla – 48 mijë denarë.

Dënohet edhe kapiteni i “TFT”-së, Edis Nuri, i cili për shkak të “pjesëmarrjes në sherr” do të duhet të mungojë në dy ndeshjet e para të skuadrës së tij. “TFT” duhet të paguajë edhe 30.000 denarë për shkak të organizimit të dobët dhe mosrespektimit të vendimit të FBM-së për mënyrën e organizimit të ndeshjeve zyrtare dhe miqësore.

Dënim ka edhe për delegatin e këtij takimi, Antonio Teofilovski, i cili në dy takime u ndalua në kryerjen e detyrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close