Etrit Berisha në listën e Barcelonës, si zëvëndësues i Ter Stegenit?

Një lajm i bujshëm vjen nga Spanja, teksa një prej mediave kryesore spanjolle, e cila është shumë pranë klubit katalanas, “El Mundo Deportivo”, ka publikuar lajmin se portieri i Shqipërisë, Etrit Berisha shikohet si një prej alternativave të mundshme për zëvendësimin e Ter Stegenit.

Pas vizitave mjekësore, nga mediat bëhet me dij se se sezoni i portierit të kombëtares gjermane mund të konsiderohet tashmë i mbyllur. Në këto kushte te Barça ka nisur menjëherë puna për gjetjen e zëvendësuesit të tij.

“Mundo Deportivo” ka publikur një listë të 10 portierëve, të cilët janë aktualisht pa ekip, mes së cilëve është edhe portieri shtatëlartë i kombëtares tonë, Etrit Berisha. Ky i fundit është një portier me eksperiencë e me një karrierë të gjatë kryesisht në Serie A dhe me kombëtaren shqiptare. Skuadra e tij e fundit ishte Empoli, thuhet në këtë artikull nga media spanjolle.

Berisha është aktivizuar me skuadra të rëndësishme në Itali, si Lazio, Atalanta, Torino dhe së fundmi Empoli. Ai vijon të jetë në pritje të ndonjë oferte dhe vetëm fakti se ai shikohet si një alternativë për një klub të madh e me shumë histori si Barcelona është një vlerësim shumë i madh që i bëhet 35 vjeçarit. Mes emrave të përfolur për afrimin tek Barcelona spikasin ato të ish portierit të Real Madridit, Kejllor Navas, gjermanit Loris Karius apo Pavlenkës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close