Arsenali e Liverpulli, kanë mundur të blejnë Halandin për 5 mln euro!?

Në vitin 2019, Borusia Dortmund nënshkroi me Erling Haaland për vetëm afërsisht 20 milionë euro pas arritjeve të tij me Salzburgun, ku ai shënoi 29 gola në vetëm 27 ndeshje.

Liverpulli, së bashku me Arsenalin, patën mundësinë të nënshkruajnë me Haaland më herët kur ai ishte në Molde në Norvegji për vetëm 5 milionë euro!

Klubet angleze hezituan të paguanin, duke e parë norvegjezin thjesht si një sulmues të madh me trup, por jo me talent. Ish-skauti i Moldes, Xhon Vik shprehu mosbesim se këto klube e nënvlerësuan potencialin e Halandit, duke pretenduar se ata ishin shumë të ngushtë në vlerësimin e tyre për fëmijën e mrekullueshëm norvegjez.

Tani, me Haaland që shkëlqen te Man. Siti nën drejtimin e Pep Guardiolës. Liverpulli dhe Arsenali mund të pendohet që nuk siguruan një nga talentët më të mirë të futbollit në botë, kur ata patën mundësinë dhe atë për pak para.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close